Isaia 36:1-2
Isaia 36:1-2 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në vitin e katërmbëdhjetë të mbretërimit të Ezekisë, Sankeribi, mbreti i Asirisë, sulmoi qytetet e fortifikuara të Judës dhe i pushtoi. Mbreti i Asirisë dërgoi nga Lakishi te mbreti Ezeki në Jerusalem kreun e ushtrisë me një ushtri të madhe. Ai u ndal tek ujësjellësi i pellgut të sipërm që gjendet në udhën që të çon në Arën e Rrobalarësit.
Ndaje
Lexo Isaia 36Isaia 36:1-2 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në vitin e katërmbëdhjetë të mbretit Ezekia ndodhi që Senakeribi, mbret i Asirisë, doli kundër qyteteve të fortifikuara të Judës dhe i pushtoi. Mbreti i Asirisë dërgoi Rabshakehun nga Lakishi në Jeruzalem, te mbreti Ezekia, me një ushtri të madhe; ai u ndal pranë ujësjellësit të hauzit të sipërm, në rrugën e arës së larësit.
Ndaje
Lexo Isaia 36