Isaia 28:16-17
Isaia 28:16-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Prandaj kështu thotë ZOTI Perëndi: Ja, në Sion do të vë një gur, gur të sprovuar, gur qosheje, gur të çmuar, gur themeli. E kush të besojë në të, nuk ka pse ngutet. Të drejtën do ta bëj matës, drejtësinë plumbç. Por strehën e gënjeshtrës do ta rrënojë breshri, vendstrehimin do ta përmbytin ujërat.
Ndaje
Lexo Isaia 28Isaia 28:16-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë vendos si themel në Sion një gur, një gur të provuar, një kokë qosheje të çmuar, një themel të sigurt; ai që i beson atij nuk do të ngutet. Unë do të vendos të drejtën si masë dhe drejtësinë si plumbçe; breshëri do të pastrojë strehën e gënjeshtrës dhe ujërat do të përmbytin strehën tuaj.
Ndaje
Lexo Isaia 28