Osea 9:9-12
Osea 9:9-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
U shthurën keq si në ditët e Gibeahut, por ai do t'i kujtojë fajet e tyre, mëkatet e tyre do t'i ndëshkojë. Porsi rrushin në shkretëtirë e gjeta Izraelin. Porsi fiqtë e parë të stinës i pashë etërit e tu. Por, ata shkuan në Baalpeor e u dhanë pas turpit. U bënë të urryer, siç ishin ato që dëshironin. Si shpendi që fluturon tej do t'i ikë Efraimit lavdia. Do të mbetet pa lindje, shtatzëni e ngjizje. E në i rritshin fëmijët e tyre, do t'i lë pa fëmijë, pa njeri. Mjerë ata kur unë prej tyre të largohem.
Osea 9:9-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ata u korruptuan thellë si në ditët e Gibeahut; por ai do ta mbajë mend paudhësinë e tyre, do të ndëshkojë mëkatet e tyre. "Unë gjeta Izraelin si rrushi në shkretëtirë, pashë etërit tuaj si fiqtë e parë mbi një fik të ri. Por, mbasi arritën në Baal-Peor, u dhanë pas poshtërsisë dhe u bënë të neveritshëm si ajo që ata donin. Lavdia e Efraimit do të fluturojë si zog; nuk do të ketë më lindje, as barrë, as mbarsje. Edhe sikur të rritin bijtë e tyre, unë do t'i lë pa ata, derisa të mos mbetet më asnjë njeri; po, mjerë ata kur të largohem prej tyre!