Osea 3:1-5
Osea 3:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI më tha përsëri: «Duaj një grua kurorëshkelëse, një grua që e do një tjetër. Duaje siç i deshi ZOTI bijtë e Izraelit, ndonëse ndjekin Perëndi të tjerë e duan kuleçtë e rrushit. Kështu, e bleva gruan për pesëmbëdhjetë monedha argjendi dhe njëqind e pesëdhjetë kilogramë elb. I thashë: “Rri me mua për një kohë të gjatë e mos kryej kurvëri. Mos shko me të tjerë e unë do të jem me ty”. Se, ja, bijtë e Izraelit do të jenë për një kohë të gjatë pa mbret e pa princ, pa fli e pa përmendore, pa efod e pa idhuj. Pastaj bijtë e Izraelit do të kthehen e do të kërkojnë ZOTIN, Perëndinë e tyre, dhe Davidin, mbretin e tyre. E në ditët që do të pasojnë do të mahniten me ZOTIN e me mirësinë e tij».
Osea 3:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti më tha akoma: "Shko dhe dashuro një grua të dashuruar nga një dashnor dhe që është shkelëse e kurorës, ashtu si Zoti i do bijtë e Izraelit, megjithëse ata u drejtohen perëndive të tjera dhe pëlqejnë reçelin e rrushit". Kështu unë e bleva për pesëmbëdhjetë sikla argjendi dhe për një homer e gjysmë elbi, dhe i thashë: "Ti do të rrish shumë ditë me mua; nuk do të kurvërohesh dhe nuk do të jesh e asnjeriut; po kështu do të veproj unë me ty". Sepse bijtë e Izraelit do të rrinë shumë ditë pa mbret, pa kryetar, pa flijim dhe pa shtyllë të shenjtë, pa efod dhe pa idhuj të shtëpisë. Pastaj bijtë e Izraelit do të kthehen dhe do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre, dhe Davidin, mbretin e tyre, dhe do të kthehen duke u dridhur tek Zoti dhe te mirësia e tij në mbarim të ditëve.