Osea 14:1-3
Osea 14:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Samaria është fajtore, se ngriti krye kundër Perëndisë së vet, ndaj prej shpatës do të bien, të vegjlit do t'u theren, shtatzënave barku do t'u çahet. Kthehu, o Izrael, te ZOTI, Perëndia yt, se për fajin tënd u pengove. Kthehu te ZOTI, bashkë me fjalët e tua. Thuaji atij: “Fale tërë fajin, të mirën pranoje e ne do të kushtojmë frytin e buzëve tona.
Osea 14:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Izrael, kthehu tek Zoti, Perëndia yt, sepse ke rënë poshtë për shkak të paudhësisë sate. Merrni me vete disa fjalë dhe kthehuni tek Zoti. I thoni: "Largo çfarëdo paudhësi dhe prano atë që është e mirë, dhe ne do të ofrojmë flijimet e buzëve tona. Asiria nuk do të na shpëtojë, nuk do të hipim më mbi kuaj dhe nuk do t'i themi më veprës së duarve tona: "Ti je perëndia ynë", sepse pranë teje jetimi gjen dhembshuri".