Osea 12:1-6
Osea 12:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Efraimi më rrethon me rrena, me mashtrime, shtëpia e Izraelit, por Juda endet me Perëndinë, me të Shenjtin është besnik». «Efraimi kullot erën, ndjek tufanin, tërë ditën shumon mashtrimin e dhunën. Bën marrëveshje me Asirinë, vajin në Egjipt e çon. E padit ZOTI Judën, Jakobin e ndëshkon për udhët e tij e veprat do t'ia shpërblejë. Që në bark e kapi të vëllanë prej thembre, me Perëndinë u ndesh kur u bë burrë. U rrok me engjëllin e fitoi, vajtoi e mëshirë kërkoi. Në Betel Perëndia e gjeti e me të atje foli. ZOT, Perëndia i ushtrive, ZOT është emri i tij.
Osea 12:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Efraimi më qarkon me gënjeshtra dhe shtëpia e Izraelit me mashtrim. Edhe Juda është akoma i pabindur ndaj Perëndisë dhe të Shenjtit që është besnik. Efraimi ngopet me erë dhe shkon pas erës së jugut; çdo ditë shumon gënjeshtrat dhe dhunën; bën aleancë me Asirinë dhe çon vaj në Egjipt. Zoti është gjithashtu në grindje me Judën dhe do ta ndëshkojë Jakobin për sjelljen e tij; do ta shpërblejë sipas veprave të tij. Në gjirin e nënës mori vëllain e vet nga thembra dhe me forcën e tij luftoi me Perëndinë. Po, luftoi me Engjëllin dhe fitoi; qau dhe iu lut shumë. E gjeti në Bethel, dhe atje ai foli me ne, domethënë Zoti, Perëndia i ushtrive, emri i të cilit është Zoti.