Osea 10:11-13
Osea 10:11-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Efraimit, si kaut të mësuar, i pëlqen lëmin të shijë, zgjedhën ia hodha mbi qafën e tij të bukur. Efraimin do ta mbreh, Juda do të lëvrojë, Jakobi vetë do të trinojë. Mbillni drejtësinë, korrni frytin e mirësisë, hapni tokë të re. Është koha për të kërkuar ZOTIN derisa të vijë e shiun e drejtësisë të zbrazë mbi ju. Lëvruat paudhësinë, korrët padrejtësinë, frytin e gënjeshtrës hëngrët, se i zure besë udhëve të tua, trimave të tu të shumtë.
Osea 10:11-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Efraimi është si një mëshqerrë e stërvitur mirë, së cilës i pëlqen të shijë grurin, por unë do të vë zgjedhën mbi qafën e saj të bukur; do ta lidh Efraimin me parmendën, Juda do të lërojë, Jakobi do të thërrmojë plisat". Mbillni për vete sipas drejtësisë, korrni sipas dhembshurisë, lëroni arën tuaj të lënë djerrë, sepse është koha për të kërkuar Zotin, derisa ai të vijë dhe përhapë mbi ju drejtësinë. Ju keni lëruar ligësinë, keni korrur paudhësinë, keni ngrënë frytin e gënjeshtrës. Duke qenë se ti u ke besuar rrugëve të tua, në turmën e trimave të tu