Osea 1:3-7
Osea 1:3-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ai shkoi e mori për grua Gomerën, bijën e Diblaimit, e cila mbeti shtatzënë e lindi një djalë. Atëherë ZOTI i tha: «Quaje Izrel, se edhe pak e do ta ndëshkoj shtëpinë e Jehut për gjakun që u derdh në Izrel. Do t'i jap fund mbretërisë së Izraelit. Atë ditë do ta thyej harkun e Izraelit në luginën e Izrelit». Ajo mbeti shtatzënë sërish e lindi një vajzë. Atëherë Perëndia i tha: «Quaje Loruhama, se nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit e nuk do ta fal. Por, do të kem mëshirë për shtëpinë e Judës. Do t'i shpëtoj falë ZOTIT, Perëndisë së tyre, dhe jo në saje të harkut, shpatës, luftës, kuajve e kalorësve».
Osea 1:3-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu ai shkoi dhe mori për grua Gomeren, bijën e Diblaimit, e cila u mbars dhe i lindi një djalë. Atëherë Zoti i tha: "Vëri emrin Jezreel, sepse brenda një kohe të shkurtër unë do të marr hak për gjakun e derdhur në Jezreel mbi shtëpinë e Jehut dhe do t'i jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit. Po atë ditë do të ndodhë që unë do të thyej harkun e Izraelit në luginën e Jezreelit". Ajo u mbars përsëri dhe lindi një vajzë. Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ruhamah, sepse nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit, por do t'i heq të gjithë. Përkundrazi do të kem dhembshuri për shtëpinë e Judës dhe do t'i shpëtoj me anë të Zotit, Perëndisë së tyre; nuk do t'i shpëtoj me harkun as me shpatën apo me betejën, as me kuajt ose me kalorësit".