Osea 1:1-2
Osea 1:1-2 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Fjala e ZOTIT që iu drejtua Hosesë, birit të Beriut, në ditët e Uziahut, Jotamit, Ahazit dhe Ezekisë, mbretërve të Judës, dhe në ditët e Jeroboamit, birit të Joashit, mbretit të Izraelit. Kur ZOTI filloi t'i fliste Hosesë, ZOTI i tha: «Shko e merr për grua një lavire e bëj fëmijë me të, sepse vendi po kryen tradhti kundër ZOTIT».
Ndaje
Lexo Osea 1Osea 1:1-2 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Fjala e Zotit që iu drejtua Oseas, birit të Beerit, në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias, mbretit të Judës, në ditët e Jeroboamit, birit të Joasit, mbret i Izraelit. Kur Zoti filloi t'i flasë Oseas, Zoti i tha atij: "Shko, merr për grua një prostitutë dhe ki fëmijë të kurvërisë, sepse vendi po kurvërohet duke u larguar nga Zoti".
Ndaje
Lexo Osea 1