Hebrenjve 4:1-3
Hebrenjve 4:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Përderisa premtimi për të hyrë në prehjen e Perëndisë vazhdon të jetë i vlefshëm, le të kemi frikë se mos ndonjëri nga ju mbetet jashtë. Edhe ne e kemi dëgjuar ungjillin, sikurse edhe ata që ishin në shkretëtirë, por atyre nuk u vlejti fjala që dëgjuan, pasi nuk e dëgjuan me besim. Ne që besuam do të hyjmë në prehjen e Perëndisë, për të cilën ai ka thënë: dhe kështu u përbetova në zemërimin tim: nuk kanë për të hyrë në prehjen time. Ai e tha këtë, ndonëse veprat e tij kishin përfunduar që me krijimin e botës.
Hebrenjve 4:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Prandaj, përderisa mbetet akoma një premtim për të hyrë në prehjen e tij, le të kemi frikë se mos ndonjë nga ju të mbetet jashtë. Në fakt neve si edhe atyre u ishte shpallur lajmi i mirë, por fjala e predikimit nuk u dha dobi fare, sepse nuk qe e bashkuar me besimin tek ata që e dëgjuan. ndonëse veprat e tij u mbaruan që kur se u krijua bota. Sepse ne që besuam hyjmë në prehje, siç tha ai: ''Kështu u përbetova në mërinë time: nuk do të hyjnë në prehjen time''