Zanafilla 22:1-2 - Compare All Versions
Zanafilla 22:1-2 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: "Abraham!" Ai u përgjigj: "Ja ku jam". Dhe Perëndia tha: "Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e moriahëve dhe ofroje si holokaust në një nga malet që do të të tregoj".
Ndaje
Zanafilla 22 ALBBZanafilla 22:1-2 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Pas këtyre ngjarjeve Perëndia e vuri në provë Abrahamin e i tha: «Abraham!». Ai iu përgjigj: «Ja ku jam». Ai i tha: «Merre me vete tët bir, Isakun, birin tënd të vetëm, që ti e do, e shko në tokën e Moriahut. Atje kushtoje si fli shkrumbimi në një nga malet që do të të tregoj».
Ndaje
Zanafilla 22 AL1