Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zanafilla 14:22-23 - Compare All Versions

Zanafilla 14:22-23 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Abrami i tha mbretit të Sodomës: «Jam betuar para ZOTIT, Perëndisë së tejlartë, krijuesit të qiellit e tokës, se nuk do të marr asnjë fije peri e asnjë lidhëse sandalesh, asgjë prej gjërave që të përkasin, që të mos thuash: “Unë e bëra Abramin të pasur”.

Zanafilla 14:22-23 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Por Abrami iu përgjigj mbretit të Sodomës: "Unë kam ngritur dorën time drejt Zotit, Perëndisë Shumë të Lartë, zotërues i qiejve dhe i tokës, që nuk do të merrja asgjë nga ajo që të përket, as edhe një fije apo një lidhëse këpucësh, me qëllim që ti të mos thuash: "Unë e pasurova Abramin".