Zanafilla 14:14-16
Zanafilla 14:14-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur Abrami dëgjoi se i nipi u zu rob, ngriti për luftë treqind e tetëmbëdhjetë njerëz të stërvitur, të lindur në shtëpinë e tij, e i ndoqi mbretërit deri në Dan. Gjatë natës, i ndau shërbëtorët në grupe kundër tyre. I mundi mbretërit e i ndoqi deri në Hobah që është në veri të Damaskut. Pastaj rimori gjithë pasurinë. Mori edhe nipin e tij, Lotin, bashkë me pasurinë e tij, me gratë e popullin.
Zanafilla 14:14-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur Abrami mësoi se vëllai i tij ishte zënë rob, ai armatosi njerëzit e stërvitur, shërbyes të lindur në shtëpinë e tij, gjithsej treqind e tetëmbëdhjetë veta dhe i ndoqi mbretërit deri në Dan. Ai i ndau forcat e tij kundër tyre natën, dhe me shërbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri në Hobah, që ndodhet në të majtë të Damaskut. Kështu ai rimori tërë pasurinë dhe solli me vete edhe Lotin, të vëllanë, dhe tërë pasurinë e tij, si edhe gratë dhe popullin.