Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Galatasve 3:5-7 - Compare All Versions

Galatasve 3:5-7 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit? Kështu Abrahami ''e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi''; Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.

Galatasve 3:5-7 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Ai, pra, që ju jep Shpirtin e vepron me fuqi ndër ju, a mos i bën këto falë veprave që kërkon ligji apo falë dëgjesës së besimit? Kështu Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi. Dijeni, pra, se ata që besojnë janë bij të Abrahamit.