Galatasve 1:6-10
Galatasve 1:6-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Çuditem sa shpejt po largoheni nga Perëndia, që ju thirri në hirin e Krishtit, e po shkoni drejt një ungjilli tjetër. Ungjill tjetër nuk ka, por ka vetëm disa njerëz që ju turbullojnë e duan të shtrembërojnë ungjillin e Krishtit. Por, edhe sikur dikush nga ne apo një engjëll nga qielli t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar ne, qoftë mallkuar. Çfarë ju kemi thënë më parë, po jua them edhe tani: kush t'ju predikojë një ungjill të ndryshëm nga ai që keni pranuar, qoftë mallkuar. A mos po kërkoj të marr pëlqimin e njerëzve a të Perëndisë? Apo po kërkoj t'u pëlqej njerëzve? Po të kërkoja t'u pëlqeja njerëzve, nuk do të isha shërbëtor i Krishtit.
Galatasve 1:6-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër, i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrembërojnë ungjillin e Krishtit. Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar. Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar. Sepse unë tani vallë kërkoj të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Apo kërkoj t'u pëlqej njerëzve? Sepse, po të kërkoja t'u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtori i Krishtit.