Galatasve 1:1-5
Galatasve 1:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Unë, Pali, që nuk u bëra apostull prej njerëzve, as prej ndonjë njeriu, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atë, që e ngjalli prej të vdekurve, së bashku me të gjithë vëllezërit që janë me mua, po u shkruaj kishave të Galatisë: paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë, e nga Zoti Jezu Krisht! Ai u flijua për mëkatet tona, që të na çlironte nga kjo botë e ligë, sipas vullnetit të Perëndisë dhe Atit tonë. Atij i qoftë lavdia, në shekuj të shekujve! Amen!
Galatasve 1:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atit, që e ringjalli prej së vdekurish), dhe gjithë vëllezërit që janë me mua, kishave të Galatisë: Paçi hir e paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krishti, që e dha veten e tij për mëkatet tona, për të na shpëtuar nga kjo kohë e mbrapshtë, sipas vullnetit të Perëndisë, Atit tonë, i cili pastë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.