Ezekieli 9:1-3
Ezekieli 9:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj më bërtiti në veshë me zë të lartë e më tha: «U afruan ndëshkuesit e qytetit, secilin me armën e ndëshkimit në dorë». Dhe, ja, gjashtë burra erdhën nga drejtimi i portës së epërme, me pamje nga veriu, secili me armën e ndëshkimit në dorë. Mes tyre ishte edhe një burrë veshur me li, me një trastë shkruesi në ijë. Ata erdhën e u ndalën bri altarit prej bronzi. Lavdia e Perëndisë së Izraelit ishte ngritur nga kerubi mbi të cilin prehej, drejt pragut të tempullit. Ai thirri njeriun e veshur me li, që kishte trastën e shkruesit në ijë.
Ezekieli 9:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj bërtiti me zë të lartë në veshët e mi, duke thënë: "Të afrohen ata që do të ndëshkojnë qytetin, secili me armën e tij të shkatërrimit në dorë". Dhe ja ku erdhën nga drejtimi i portës së sipërme që shikon nga veriu gjashtë burra, secili me armën e tij të shfarosjes në dorë. Në mes tyre ishte një burrë me rroba prej liri, që kishte një kallamar shkruesi prej briri në krah. Me të arritur, ata u ndalën pranë altarit prej bronzi. Atëherë lavdia e Perëndisë të Izraelit u ngrit nga kerubini mbi të cilin rrinte, dhe u drejtua nga pragu i tempullit. Ajo thirri njeriun e veshur me rroba liri, që kishte kallamarin prej briri të shkruesit në krah