Ezekieli 8:11-12
Ezekieli 8:11-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shtatëdhjetë prej pleqve të shtëpisë së Izraelit qëndronin para tyre. Jazanjahu, biri i Shafanit, qëndronte në mes. Secili mbante në dorë nga një temjanicë dhe era e resë së temjanit ngjitej lart. E më tha: «A e pe, bir i njeriut, çfarë po bëjnë pleqtë e shtëpisë së Izraelit në errësirë, secili në dhomën e idhujve të vet? Ata thonë: “ZOTI nuk na sheh, ZOTI e ka braktisur vendin”».
Ezekieli 8:11-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe para tyre rrinin shtatëdhjetë burra nga pleqtë e shtëpisë së Izraelit, dhe në mes tyre ishte Jaazaniahu, biri i Shafanit, secili me temjanicën e vet prej së cilës dilte një re e dendur temjani. Pastaj më tha: "Bir njeriu, a ke parë atë që bëjnë pleqtë e shtëpisë së Izraelit në errësirë, secili në dhomën e figurave të tij? Në fakt thonë: "Zoti nuk na shikon, Zoti e ka braktisur vendin"".