Ezekieli 7:19 - Compare All Versions
Ezekieli 7:19 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Do ta hedhin argjendin nëpër rrugë dhe ari i tyre do të fëlliqet. Argjendi e ari nuk do t'i shpëtojnë dot në ditën e hidhërimit të ZOTIT. Nuk do ta shuajnë urinë e nuk do t'i mbushin zorrët, se do t'u bëhet pengesë ligësia e vet.
Ndaje
Ezekieli 7 AL1Ezekieli 7:19 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Do të hedhin argjendin e tyre nëpër rrugë dhe ari i tyre do të bëhet një ndyrësi. Argjendi i tyre dhe ari i tyre nuk do të mund t'i shpëtojnë ditën e zemërimit të Zotit; nuk do të mund të ngopin shpirtin e tyre as të mbushin barkun e tyre, sepse paudhësia e tyre është bërë shkak pengese.
Ndaje
Ezekieli 7 ALBB