Ezekieli 34:20-24 - Compare All Versions
Ezekieli 34:20-24 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Prandaj kështu u thotë atyre Zoti, Zoti: "Ja, unë vetë do të gjykoj midis deles së dhjamur dhe deles së dobët. Duke qenë se ju keni shtyrë me ijë dhe me shpatull dhe u keni rënë me brirë të gjitha deleve të dobëta derisa i shpërndatë rreth e rrotull, unë do t'i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të bëhen më pre, dhe do të gjykoj midis dele e dele. Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t'i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t'i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre. Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola.
Ezekieli 34:20-24 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Prandaj kështu u thotë Zoti im, ZOTI: ja unë vetë do të gjykoj mes deles së majme e deles së hajthme. Meqë shtytë me bri e me sup dhe i gjuajtët me brirë tërë të dobëtat, derisa i shpërndatë përjashta, unë do t'i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të jenë më pre. Do të gjykoj mes deles e deles. Do të caktoj mbi to një bari të vetëm. Do t'i kullotë shërbëtori im, Davidi. Ai do t'i kullotë e do të jetë bariu i tyre. Dhe unë, ZOTI, do të jem Perëndia i tyre, ndërsa shërbëtori im, Davidi, do të jetë princ mes tyre. Unë, ZOTI, fola.