Eksodi 7:1-3
Eksodi 7:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI i tha Moisiut: «Shiko, të kam vënë si perëndi para faraonit, ndërsa Aroni, yt vëlla, do të jetë profeti yt. Thuaji Aronit, vëllait tënd, gjithçka që do të të urdhëroj. Ai të flasë me faraonin, që t'i lërë izraelitët të shkojnë nga toka e Egjiptit. Por unë do ta ngurtësoj zemrën e faraonit, që të shumoj shenjat dhe mrekullitë e mia në tokën e Egjiptit.
Ndaje
Lexo Eksodi 7Eksodi 7:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti i tha Moisiut: "Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin, dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt. Ti do të thuash tërë ato që do të të urdhëroj unë dhe vëllai yt Aaroni do t'i flasë Faraonit, që t'i lërë të shkojnë bijtë e Izraelit nga vendi i tij. Por unë do ta ngurtësoj edhe më tepër zemrën e Faraonit dhe do t'i shumëzoj shenjat dhe mrekullitë e mia në vendin e Egjiptit.
Ndaje
Lexo Eksodi 7