Eksodi 3:1-4
Eksodi 3:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Moisiu po kulloste dhentë e të vjehrrit, Jetrit, priftit të Midianit, dhe i çoi dhentë përtej shkretëtirës. Ai mbërriti në Horeb, në malin e Perëndisë. Engjëlli i ZOTIT iu shfaq në flakën e zjarrit, në mes të shkurres. Moisiu vështroi dhe, ja, shkurrja kishte marrë flakë, por nuk po digjej. Atëherë Moisiu tha: «Po kthehem që të shoh këtë pamje të çuditshme. Përse nuk digjet shkurrja?!». Kur pa se Moisiu u kthye për të parë, ZOTI e thirri nga mesi i shkurres e i tha: «Moisi, Moisi!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam!».
Eksodi 3:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ndërkaq Moisiu po kulloste kopenë e Jethros, vjehrrit të tij dhe prift i Midianit; ai e çoi kopenë matanë shkretëtirës dhe arriti në malin e Perëndisë, në Horeb. Dhe Engjëlli i Zotit iu shfaq në një flakë zjarri, në mes të një ferrishteje. Moisiu vështroi dhe ja që ferrishtja po digjej nga zjarri, por nuk konsumohej. Atëherë Moisiu tha: "Tani do të zhvendosem për të parë këtë shfaqje madhështore: pse ferrishtja nuk po konsumohet!". Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: "Moisi, Moisi!". Ai u përgjigj: "Ja ku jam".