Eksodi 22:2-3
Eksodi 22:2-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
por nëse kjo ndodh gjatë ditës, të dënohet. Vjedhësi të paguajë patjetër dëmshpërblim. Nëse nuk ka me se të paguajë, të shitet si skllav për vjedhjen. Nëse vjedhësit i kapen gjallë kafshët e vjedhura si qetë, gomarët dhe delet, të paguajë dyfish dëmshpërblim.
Ndaje
Lexo Eksodi 22Eksodi 22:2-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në rast se vjedhësi, i kapur kur po bën një thyerje, rrihet dhe vdes, pronari nuk është fajtor për vrasjen e tij. Në rast se dielli ishte ngritur kur ndodhi ngjarja, ai është fajtor për vrasje. Hajduti duhet ta lajë dëmin; dhe po të jetë se nuk ka me se ta lajë, shitet për vjedhjen e kryer prej tij.
Ndaje
Lexo Eksodi 22