Eksodi 19:3-8
Eksodi 19:3-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Moisiu u ngjit lart te Perëndia dhe ZOTI i thirri nga mali e i tha: «Kështu thuaji shtëpisë së Jakobit dhe kështu tregoju bijve të Izraelit: “Ju vetë e patë si veprova me Egjiptin, si ju mbajta mbi krahë shqiponjash e ju solla tek unë. Tani pra, nëse ma dëgjoni me të vërtetë fjalën dhe mbani besëlidhjen time, atëherë, ndër gjithë popujt, ju do të jeni për mua thesar i çmuar, sepse mbarë toka është e imja. Ju do të jeni për mua një mbretëri priftërore dhe një komb i shenjtë”. Këto fjalë thuaju bijve të Izraelit». Moisiu shkoi, thirri pleqtë e popullit dhe u parashtroi gjithçka i kishte urdhëruar ZOTI. Atëherë i gjithë populli u përgjigj njëzëri: «Do të bëjmë gjithçka që ka thënë ZOTI» dhe Moisiu ia njoftoi ZOTIT përgjigjen e popullit.
Eksodi 19:3-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj Moisiu u ngjit drejt Perëndisë; dhe Zoti i thirri nga mali, duke i thënë: "Kështu do t'i thuash shtëpisë së Jakobit dhe këtë do t'u njoftosh bijve të Izraelit: "Ju e patë atë që u bëra egjiptasve, dhe si ju solla mbi krahë shqiponje pranë meje. Prandaj, në qoftë se do ta dëgjoni me vëmendje zërin tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë ndërmjet tërë popujve, sepse gjithë toka është imja. Dhe do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë. Këto janë fjalët që do t'u thuash bijve të Izraelit"". Atëherë Moisiu dërgoi e thirri pleqtë e popullit, dhe u tha tërë këto fjalë që Zoti kishte urdhëruar të thoshte. Dhe tërë populli u përgjigj bashkë dhe tha: "Ne do të bëjmë gjithçka që ka thënë Zoti". Kështu Moisiu i raportoi Zotit fjalët e popullit.