Eksodi 17:10-13
Eksodi 17:10-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jozuehu bëri siç i tha Moisiu e doli për luftë kundër Amalekut. Ndërkohë Moisiu, Aroni e Huri u ngjitën në majë të kodrës. Sa herë që Moisiu ngrinte duart, fitonte Izraeli. Sa herë që i ulte, fitonte Amaleku. Por Moisiut iu lodhën duart. Atëherë ata morën një gur dhe ia vunë që Moisiu të ulej mbi të. Ndërkaq Aroni dhe Huri ia mbanin duart lart, njëri nga njëra anë e tjetri nga ana tjetër. Kështu, duart e Moisiut qëndruan lart deri në perëndim të diellit. Me shpatë në dorë, Jozuehu e mundi Amalekun dhe popullin e tij.
Eksodi 17:10-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Jozueu bëri ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe luftoi kundër Amalekut, ndërsa Moisiu, Aaroni dhe Huri u ngjitën në majë të kodrës. Dhe ndodhi që, kur Moisiu ngrinte dorën e tij, Izraeli fitonte; përkundrazi, kur e ulte dorën, fitonte Amaleku. Por duart e Moisiut ishin rënduar, kështu që ata morën një gur dhe ia vunë poshtë, ai u ul mbi të ndërsa Aaroni dhe Huri ia mbanin duart, njëri nga një krah, tjetri nga krahu tjetër; kështu duart e tij mbetën të palëvizura deri në perëndimin e diellit. Prandaj Jozueu mundi Amalekun dhe njerëzit e tij, duke i prerë me shpata.