Efesianëve 5:18-20
Efesianëve 5:18-20 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Mos u dehni me verë, në të cilën gjendet shthurja, por mbushuni me Shpirtin, duke kënduar mes jush psalme, himne e këngë shpirtërore, duke kënduar e duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, duke e falënderuar Perëndinë Atë gjithmonë e për gjithçka, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht.
Efesianëve 5:18-20 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë, duke i folur njëri-tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht