Efesianëve 2:17-22
Efesianëve 2:17-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ai erdhi e u predikoi ungjillin e paqes si juve që ishit larg Perëndisë, ashtu edhe atyre që ishin afër tij. Sepse, përmes Krishtit, si ju kombet, ashtu edhe ne judenjtë, mund të shkojmë tek Ati, me anë të të vetmit Shpirt. Prandaj ju nuk jeni më të huaj e bujtës, por jeni bashkëqytetarë me të shenjtët dhe pjesëtarë të shtëpisë së Perëndisë. Ju jeni pjesë e ndërtesës që ka si themel apostujt e profetët dhe si gur të qoshes vetë Krishtin Jezu. Në të e gjithë ndërtesa lidhet mirë e rritet për t'u bërë një tempull i shenjtë për Zotin. Përmes tij edhe ju bashkë me të tjerët po ndërtoheni për t'u bërë ndërtesa ku Perëndia banon përmes Shpirtit.
Efesianëve 2:17-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ai erdhi për t'ju shpallur paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër, sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpër një Frymë të vetme. Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjesëtarë të familjes së Perëndisë, të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes, mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin, në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë.