Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Efesianëve 1:11-12 - Compare All Versions

Efesianëve 1:11-12 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Të bashkuar me Krishtin, ne u zgjodhëm edhe për t'u bërë trashëgimtarë të Perëndisë, sepse ishim paracaktuar sipas vendimit të tij. Ai të gjitha gjërat i bën sipas qëllimit të vullnetit të vet, në mënyrë që ne që kemi shpresuar në Krishtin, të jemi ata që do të përlëvdojmë lavdinë e tij.

Efesianëve 1:11-12 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij, që ne të jemi për lëvdim të lavdisë së tij, ne që shpresuam qysh më parë në Krishtin.