Predikuesi 9:11-18
Predikuesi 9:11-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Përsëri pashë nën diell se garën nuk e fitojnë të shpejtët, as të fuqishmit betejën, as të urtët bukën, as të mençurit pasurinë dhe as të diturit nderimin, sepse koha dhe rastësia u qëllojnë të gjithëve. Njeriu nuk e njeh kohën e vet. Si peshqit që zihen në një rrjetë të mbrapshtë dhe si zogjtë që zihen në kurth, kështu bien në kurth njerëzit në kohën e ligë që i zë në befasi. Nën diell pashë edhe këtë urti që m'u duk e madhe: ishte një qytet i vogël, me pak njerëz në të. Iu sul një mbret i madh e ndërtoi kulla madhështore kundër tij, por në të u gjet një njeri skamnor e i urtë që e çliroi qytetin falë urtisë së tij. E pra, askush nuk e kujton atë njeri skamnor. Atëherë unë thashë: më e mirë është urtia, se fuqia, por urtia e skamnorit përçmohet e nuk i dëgjohen fjalët. Fjalët nën zë të të urtëve dëgjohen më mirë se britma e prijësit të të marrëve. Urtia është më e mirë se armët e luftës, por një mëkatar mund të rrënojë një begati të madhe.
Predikuesi 9:11-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Gjithashtu pashë nën diell që vrapimi nuk fitohet nga ai që është i shpejtë as beteja nga të fortët; as buka nuk u shkon të urtëve, as pasuritë njerëzve të zgjuar, as favori atyre që janë të shkathët, Sepse njeriu nuk e njeh orën e tij; ashtu si peshqit që kapen në një rrjetë mizore dhe si zogjtë që kapen në një kurth, kështu bijtë e njerëzve kapen në kurth në kohën e fatkeqësisë, kur ajo bie papritur mbi ta. E pashë edhe këtë shembull të diturisë nën diell dhe m'u duk i madh. Ishte një qytet i vogël me pak njerëz brenda; një mbret i madh doli kundra, e rrethoi dhe ndërtoi bastione të mëdha. Por gjendej në të një njeri i varfër dhe i urtë, i cili me diturinë e tij e shpëtoi qytetin. Megjithatë asnjeri nuk u kujtua për këtë njeri të varfër. Atëherë unë thashë: "Dituria vlen më shumë se forca; por dituria e të varfrit përbuzet dhe fjalët e tij nuk dëgjohen". Fjalët e të urtëve që thuhen shtruar dëgjohen më mirë se britmat e atij që sundon mbi budallenjtë. Dituria vlen më tepër se armët e luftës, por një mëkatar i vetëm shkatërron një të mirë të madhe.