Predikuesi 7:13-18
Predikuesi 7:13-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shiko veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë çfarë ka shtrembëruar ai? Në ditë të mbarë bëhu i mbarë dhe, në ditë të ligë, vërej: edhe këtë, edhe atë i ka bërë Perëndia, që njeriu të mos e marrë vesh çdo të ndodhë pas tij. Kam parë gjithçka në ditët e tymnajës sime. Ka të drejtë që marrin fund në drejtësinë e vet e ka të paudhë që jetojnë gjatë në paudhësinë e vet. Mos u bëj shumë i drejtë e as tepër i urtë. Pse të rrënohesh? Mos u bëj shumë i paudhë e mos u bëj i marrë. Pse të vdesësh para kohe? Është mirë të kapësh një gjë, por pa e lëshuar tjetrën, se kush druan Perëndinë ia del me të gjitha.
Predikuesi 7:13-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrembër? Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkeqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njërën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij. Pashë gjithçka në ditët e kotësisë sime. Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij. Mos ji tepër i drejtë as i urtë jashtë mase. Pse kërkon të shkatërrohesh? Mos ji tepër i keq dhe mos u trego budalla. Pse kërkon të vdesësh para kohës sate? Është mirë që ti të kapesh pas kësaj gjëje dhe të mos heqësh dorë prej saj, sepse ai që ka frikë Perëndinë do t'u shmanget tërë këtyre gjërave.