Predikuesi 7:1-6
Predikuesi 7:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Më mirë një emër i mirë, se vaji erëkëndshëm, dita e vdekjes, se dita e lindjes. Më mirë të shkosh në shtëpinë që mban zi, se në shtëpinë që bën festë, se po ai fund pret çdo njeri. Ta mbajë mend i gjalli! Më i mirë është pikëllimi, se buzagazi, se pas një fytyre të ngrysur ka një zemër të mirë. Zemra e të urtit është në shtëpinë që mban zi, por zemra e të marrit, në shtëpinë që bën festë. Më mirë të dëgjosh qortimin e të urtit, se të dëgjosh këngën e të marrit. Se porsi krikëllima e ferrave nën kusi, ashtu është e qeshura e të marrit. Edhe kjo është tymnajë.
Predikuesi 7:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Një emër i mirë pëlqehet më tepër se një vaj i parfumuar, dhe dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes. Është më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend. Trishtimi është më i mirë nga gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë. Zemra e të urtit është në shtëpinë ku mbahet zi, por zemra e budallenjve është në një shtëpi të gëzuar. Është më mirë për dikë të dëgjojë qortimin e të urtit se sa të dëgjojë këngën e budallenjve, sepse ashtu siç është kërcitja e shkurreve nën një tenxhere, kështu është e qeshura e budallait. Edhe kjo është kotësi.