Predikuesi 3:9-15
Predikuesi 3:9-15 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ç'dobi ka punëtori nga mundi i vet? Kam vërejtur detyrën që u ka dhënë Perëndia njerëzve, për ta kryer me mund. Ai ka bërë bukur gjithçka në kohën e vet. U ka vënë në zemër edhe përjetësinë, megjithëse njerëzit nuk e pikasin dot veprën që Perëndia e ka kryer nga fillimi në fund. E kam marrë vesh se për ta nuk ka më mirë sesa të dëfrehen e ta shijojnë jetën. Për më tepër, Perëndia i ka bërë dhuratë çdo njeriu të hajë, të pijë e ta shijojë tërë mundin e vet. E di se gjithçka bën Perëndia, mbetet përgjithmonë. Nuk i duhet shtuar asgjë e nuk i duhet hequr asgjë. Perëndia ka vepruar, që njerëzit të shohin e t'ia kenë frikën. Ç'është tani, ka qenë tashmë. Ç'ka për të qenë, është që tani. Çfarë ka kaluar e shqyrton Perëndia.
Predikuesi 3:9-15 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Çfarë përfitimi ka ai që punon nga të gjitha gjërat për të cilat mundohet? Pashë punën që Perëndia u jep bijve të njerëzve, me qëllim që të mundohen. Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet; ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund. Kështu kuptova që nuk ka gjë më të mirë se sa të gëzohesh dhe të bësh të mirë sa je gjallë; dhe që çdo njeri që ha, pi dhe gëzon mirëqenie në gjithë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë. E kuptova që tërë ato që bën Perëndia janë përjetë; nuk mund t'u shtosh dhe t'u heqësh asgjë; dhe Perëndia vepron kështu me qëllim që njerëzit të kenë frikë prej tij. Ajo që është, ka qenë më parë; dhe ajo që do të vijë ka qenë më parë, dhe Perëndia heton atë që ka kaluar.