Predikuesi 2:24-26
Predikuesi 2:24-26 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nuk ka asgjë më të mirë për njeriun sesa të hajë, të pijë e t'i kënaqet shpirti me mundin e vet. Edhe kjo, vërejta, vjen prej dorës së Perëndisë, se kush mund të hajë e të kënaqet më shumë se unë? Se, njeriut që i pëlqen, ai i jep urti, dituri e gëzim, ndërsa mëkatarit i cakton si detyrë të mbledhë e të grumbullojë, për t'ia dhënë kujt të dojë Perëndia. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës.
Predikuesi 2:24-26 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Për njeriun nuk ka gjë më të mirë se sa të hajë e të pijë dhe të gëzohet në mundin e tij; por kam vënë re se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë. Kush mund të hajë ose të gëzohet më shumë se unë? Sepse Perëndia i jep njeriut që i pëlqen dituri, njohje dhe gëzim; por mëkatarit i ngarkon detyrën të mbledhë dhe të grumbullojë, për t'ia lënë pastaj të gjitha atij që pëlqehet nga sytë e Perëndisë. Edhe kjo është kotësi dhe përpjekje për të kapur erën.