Ligji i Përtërirë 31:19 - Compare All Versions
Ligji i Përtërirë 31:19 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Tani shkruajeni për ju këtë kantik dhe mësojuani bijve të Izraelit; vëreni në gojën e tyre, me qëllim që ky kantik të më shërbejë si dëshmi kundër bijve të Izraelit.
Ligji i Përtërirë 31:19 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Prandaj shkruani për vete këtë këngë e mësojuani përmendësh bijve të Izraelit, që kjo këngë të më shërbejë si dëshmi kundër tyre.