Ligji i Përtërirë 16:11
Ligji i Përtërirë 16:11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ti, biri yt, bija jote, shërbëtori yt, shërbëtorja jote, leviti, që banon në qytetin tënd, dhe i ardhuri, jetimi e vejusha, që banojnë në vendin tënd, do të kremtojnë para ZOTIT, Perëndisë tënd, në vendin që do të zgjedhë ZOTI, Perëndia yt, për të vënë emrin e tij.
Ligji i Përtërirë 16:11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe do të gëzosh përpara Zotit, Perëndisë tënd, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, leviti që ndodhet brenda portave të tua, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen në mes teje, në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.