Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ligji i Përtërirë 13:1-3 - Compare All Versions

Ligji i Përtërirë 13:1-3 ALBB (Bibla Shqip 1994)

"Në rasat se midis jush del një profet apo një ëndërrimtar dhe ju propozon një shenjë apo një mrekulli, dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: "Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t'u shërbejmë", ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.

Ligji i Përtërirë 13:1-3 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

«Mbani me kujdes çdo fjalë që po ju urdhëroj. Mos u shtoni e as mos u hiqni gjë. Nëse mes jush del ndonjë profet apo ëndërrimtar e ju premton ndonjë shenjë apo mrekulli, edhe nëse shenja apo mrekullia që ju premton ndodh e ju thotë të ndiqni pas e t'u shërbeni perëndive të tjerë, që nuk i njihni