Kolosianëve 4:2-6
Kolosianëve 4:2-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Këmbëngulni e rrini zgjuar në lutje, duke falënderuar Perëndinë. Lutuni edhe për ne, që Perëndia të na japë mundësi të tjera për të predikuar të fshehtën për Krishtin, për të cilin jam në burg. Lutuni që predikimi im të jetë ashtu siç duhet. Silluni me urti ndaj atyre që nuk besojnë në Krishtin, duke përdorur mirë çdo mundësi që ju jepet. Fjalët tuaja të jenë gjithnjë të hijshme e të regjura, që të dini si t'i përgjigjeni gjithkujt.
Kolosianëve 4:2-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falënderim. Dhe duke u lutur në të njëjtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur, në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet. Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën. Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit.