Kolosianëve 3:1-3
Kolosianëve 3:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Përderisa u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni gjërat që janë lart në qiej, atje ku ai rri ulur në të djathtën e Perëndisë. Mendoni për gjërat që janë lart në qiej dhe jo për ato që janë këtu poshtë në tokë. Sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj qëndron e fshehur me Krishtin te Perëndia.
Ndaje
Lexo Kolosianëve 3Kolosianëve 3:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë. Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë, sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.
Ndaje
Lexo Kolosianëve 3