Amosi 3:4-8
Amosi 3:4-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
A ulërin luani në pyll, nëse pre për të nuk ka? A angullin këlyshi i luanit nga strofka, nëse ka kapur gjë? A bie në tokë fluturaku, nëse laku nuk ngrihet për të? A shkrehet kurthi nga dheu, nëse nuk ka kapur gjë? A nuk trembet populli, kur kushtrimi i borisë në qytet lëshohet? A e zë fatkeqësia qytetin, nëse ZOTI nuk e dërgon? Se, ZOTI, Zoti im, nuk bën asgjë, pa ia zbuluar synimet profetëve, shërbëtorëve të vet. Ulëriu luani, kush nuk do t'i trembet? Foli ZOTI, Zoti im, kush nuk do të profetizojë?
Amosi 3:4-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
A vrumbullon luani në pyll në rast se nuk ka një gjah përpara? A do ta ngrejë zërin luani i vogël nga strofka e i tij në rast se nuk ka kapur diçka? A bie vallë zogu në një kurth në tokë, po të mos i jetë vënë një lak? A shkrehet kurthi nga toka, në rast se nuk ka zënë diçka? Në rast se në qytet i bien borisë, a nuk do të trembet vallë populli? Në rast se në një qytet ndodh një fatkeqësi, a nuk e ka shkaktuar vallë Zoti? Sepse Zoti, Zoti, nuk bën asgjë, pa ua treguar sekretin e tij shërbëtorëve të tij, profetëve. Luani vrumbulloi, kush nuk do të ketë frikë? Zoti, Zoti, foli, kush nuk do të profetizojë?