Amosi 2:1-3
Amosi 2:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Kështu thotë ZOTI: “Për tri shkeljet e Moabit, madje për katër, s'do ta kthej ndëshkimin. I dogji eshtrat e mbretit të Edomit, shkrumb e hi i bëri. Zjarr do të dërgoj kundër Moabit, që fortesat e Keriotit të përpijë. Do të vdesë Moabi nga britmat e luftës, nga kushtrimi i borisë. Do ta zhbij gjykatësin prej mesit të tij, do ta vras bashkë me princat, thotë ZOTI”.
Amosi 2:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Moabit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse ka djegur kockat e mbretit të Edomit, duke i katandisur në gëlqere. Prandaj do të dërgoj zjarr në Moab, që do të gllabërojë pallatet e Keriothit, dhe Moabi do të vdesë në mes të rrëmujës, të britmës së luftës dhe të tingullit të borive. Do të shfaros nga mesi i tij gjykatësin dhe do të vras tërë krerët e tij bashkë me të", thotë Zoti.