Veprat e Apostujve 6:1-4
Veprat e Apostujve 6:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ato ditë, ndërsa po rritej numri i dishepujve, greqishtfolësit u ankuan ndaj hebraishtfolësve, se vejushat e tyre po liheshin pas dore gjatë shpërndarjes së përditshme të ushqimit. Atëherë të dymbëdhjetët thirrën të gjithë bashkësinë e dishepujve e thanë: «Nuk është e drejtë të lëmë mënjanë fjalën e Perëndisë e të shërbejmë në tryezë. Prandaj, vëllezër, zgjidhni ndërmjet jush shtatë veta me emër të mirë, të mbushur me Shpirt e me urti, që t'i ngarkojmë me këtë detyrë. Ne, nga ana jonë, do t'i kushtohemi lutjes dhe predikimit të fjalës».
Veprat e Apostujve 6:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por në ato ditë, duke u shumuar numri i dishepujve, lindi një murmuritje nga ana e helenistëve kundër hebrenjve, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore në shërbimin e përditshëm. Atëherë të dymbëdhjetët, pasi mblodhën numrin e madh të dishepujve, thanë: ''Nuk është mirë që ne të lëmë fjalën e Perëndisë për të shërbyer nëpër tryeza. Prandaj, vëllezër, kërkoni midis jush shtatë burra, me dëshmi të mirë, të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe me urtësi, të cilëve do t'ua besojmë këtë detyrë. Kurse ne do të vazhdojmë t'i kushtohemi lutjes dhe shërbesës së fjalës''.