Veprat e Apostujve 27:33-38 - Compare All Versions
Veprat e Apostujve 27:33-38 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Dhe në pritje që të bëhej ditë, Pali i nxiti të gjithë të hanin diçka, duke thënë: ''Sot është e katërmbëdhjeta ditë që, duke pritur, jeni të uritur, pa ngrënë asgjë. Prandaj ju këshilloj të hani diçka, sepse kjo është për shpëtimin tuaj; sepse as edhe një fije floku nga kokat tona nuk do të bjerë''. Si tha këto, mori bukë, iu falënderua Perëndisë përpara të gjithëve, pastaj e theu dhe filloi të hajë. Atëherë të gjithë, si morën zemër, morën edhe ata nga ushqimi. Dhe në anijen ne ishim gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë veta. Dhe mbasi hëngrën sa u ngopën, e lehtësuan anijen duke hedhur grurin në det.
Veprat e Apostujve 27:33-38 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Ndërsa prisnin që të zbardhte, Pali i nxiti të gjithë të hanin diçka e u tha: «Sot është dita e katërmbëdhjetë që prisni të uritur e pa ngrënë asgjë. Prandaj po ju këshilloj të hani diçka nëse doni të jetoni. Askush nga ju nuk do të humbë as edhe një fije floku». Pasi tha këto, mori bukën, falënderoi Perëndinë para të gjithëve, e theu dhe filloi të hante. Atëherë të gjithë morën zemër e hëngrën. Të gjithë bashkë bëheshim dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë veta. Pasi u ngopën, e hodhën drithin në det dhe e lehtësuan anijen.