Veprat e Apostujve 14:16-18 - Compare All Versions
Veprat e Apostujve 14:16-18 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Në kohën e breznive të kaluara i ka lejuar të gjitha kombet të ndiqnin udhët e tyre. Megjithatë ai ka dhënë dëshmi për veten e tij, duke bërë vepra të mira. Ju ka dhënë shi nga qielli e stinë të begata, duke ju dhënë ushqim e duke i gëzuar zemrat tuaja». Edhe pas këtyre fjalëve i mbajtën me vështirësi turmat që të mos u kushtonin flijime.
Veprat e Apostujve 14:16-18 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Në brezat që shkuan ai la që të gjitha kombet të ndjekin rrugët e tyre; por nuk e la veten e vet pa dëshmi, duke bërë mirë, duke na dhënë shira prej qiellit dhe stinë të frytshme dhe duke i mbushur zemrat tona me ushqim dhe gëzim''. Duke thënë këto gjëra, mundën t'i ndalin me vështirësi turmat që të mos u bëjnë flijim.