Veprat e Apostujve 10:27-29
Veprat e Apostujve 10:27-29 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ndërsa po fliste me Kornelin, hyri brenda dhe gjeti shumë njerëz që ishin mbledhur atje. Atëherë u tha: «Ju e dini se për një jude është e palejueshme të shoqërohet me një të huaj apo të hyjë në shtëpinë e tij, por Perëndia më ka treguar se nuk duhet të quaj më askënd të papastër apo të ndyrë. Prandaj erdha pa kundërshtuar kur dërguat njerëz për të më thirrur. Tani, po ju pyes, pse më thirrët?».
Veprat e Apostujve 10:27-29 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe, duke biseduar me të, hyri dhe gjeti mbledhur shumë njerëz. Dhe ai u tha atyre: ''Ju e dini se nuk është e ligjshme që një jude të shoqërohet me një të huaj ose të hyjë në shtëpinë e tij; por Perëndia më dëftoi që të mos e quaj asnjë njeri të papastër a të ndotur. Prandaj, sapo më ftuat të vij, erdha pa kundërshtuar. Tani po ju pyes: për ç'arsye më keni dërguar ftesë?''.