2 Timoteut 4:1-4
2 Timoteut 4:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Po të përbetoj para Perëndisë dhe Krishtit Jezu, që do të gjykojë të gjallët e të vdekurit kur të vijë e të mbretërojë: prediko fjalën e Perëndisë me këmbëngulje e në çdo kohë, ndreq, qorto e këshillo duke i mësuar të tjerët me shumë durim. Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë mësimin e shëndoshë, por sipas dëshirave të tyre do të mbledhin rreth vetes mësues që iu gudulisin veshët. Ata nuk do t'i vënë vesh të vërtetës e do t'u kthehen përrallave.
2 Timoteut 4:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Po të përbej, pra, përpara Perëndisë dhe Zotit Jezu Krisht, që ka për të gjykuar të gjallë e të vdekur, në dukjen e tij dhe në mbretërinë e tij: prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë. Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët dhe do t'i largojnë veshët nga e vërteta e do t'i sjellin drejt përrallave.