2 Timoteut 3:1-5
2 Timoteut 3:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s'e duan të mirën, tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.
2 Timoteut 3:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Duhet ta dish se në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira. Njerëzit do të jenë vetëdashës, lakmitarë parash, mburravecë e mendjemëdhenj. Ata do të fyejnë Perëndinë dhe nuk do t'u binden prindërve. Do të jenë mosmirënjohës, të pafe, pa dashuri njerëzore, zemërakë, shpifës, të papërmbajtur, shtazarakë, që nuk e duan mirësinë, tradhtarë, kokëkrisur dhe fodullë. Ata do të jepen më shumë pas kënaqësive, sesa do të duan Perëndinë; do të jenë të përkushtuar ndaj tij në dukje, por në të vërtetë do ta kenë mohuar fuqinë e besimit. Largohu edhe nga këta.