2 Thesalonikasve 2:3-4
2 Thesalonikasve 2:3-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Askush të mos ju mashtrojë në asnjë mënyrë, sepse ajo ditë nuk do të vijë pa ardhur më parë koha e mohimit të besimit dhe pa u shfaqur njeriu i paudhë, biri i humbjes. Ai do të kundërshtojë dhe do të ngrejë krye ndaj gjithçkaje që quhet Perëndi apo që ka lidhje me adhurimin e Perëndisë. Këtë do ta bëjë që të ulet vetë në tempullin e Perëndisë duke u vetëshpallur perëndi.
2 Thesalonikasve 2:3-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Askush të mos ju gënjejë kurrsesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes, kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi.