2 Thesalonikasve 1:6-8 - Compare All Versions
2 Thesalonikasve 1:6-8 ALBB (Bibla Shqip 1994)
sepse është e drejtë, nga ana e Perëndisë, t'u jepet mundim atyre që po ju mundojnë, kurse juve, të munduarve, të preheni bashkë me ne, kur Zoti Jezu Krisht të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të vet, në një zjarr flakërues, për t'u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht.
2 Thesalonikasve 1:6-8 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Perëndia do të bëjë atë që është e drejtë dhe do t'u japë mundime atyre që po ju mundojnë, ndërsa ju do t'ju çlirojë nga mundimet që po kaloni, ashtu si do të na çlirojë edhe ne kur të vijë Zoti Jezu nga qielli bashkë me engjëjt e tij të fuqishëm. Ai do të vijë me zjarr flakërues për të marrë shpagim nga ata që nuk e njohin Perëndinë dhe që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu.