2 Thesalonikasve 1:2-5
2 Thesalonikasve 1:2-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë dhe nga Zoti Jezu Krisht! Ne duhet ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, dhe kjo është e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po shtohet. Prandaj ne vetë krenohemi me ju para kishave të Perëndisë për durimin tuaj dhe për besimin që keni në tërë përndjekjet e vuajtjet që po kaloni. Kjo tregon se Perëndia gjykon me drejtësi dhe do t'ju bëjë të denjë për mbretërinë e tij, për shkak të së cilës po vuani.
2 Thesalonikasve 1:2-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
paçi hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht. Ne e kemi për detyrë ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, sikurse është fort e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po tepron, aq sa ne vetë po krenohemi me ju në kishat e Perëndisë, për qëndresën tuaj dhe për besimin në të gjitha përndjekjet dhe vështirësitë që po hiqni. Ky është një dëftim i gjyqit të drejtë të Perëndisë, që ju të çmoheni të denjë për mbretërinë e Perëndisë për të cilën edhe vuani