2 i Samuelit 7:1-7
2 i Samuelit 7:1-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur Davidi u vendos në shtëpinë e tij dhe ZOTI i dha paqe nga tërë armiqtë, që e rrethonin, mbreti i tha profetit Natan: «Ja, unë banoj në një shtëpi prej cedri, ndërsa arka e Perëndisë banon në një tendë pëlhurash». Natani iu përgjigj mbretit: «Bëj ç'të kesh në zemër, se ZOTI është me ty». Po atë natë Natanit iu drejtua fjala e ZOTIT e i tha: «Shko e thuaji Davidit, shërbëtorit tim, kështu thotë ZOTI: “Pse, ti do të ma ndërtosh shtëpinë ku do të banoj? Unë nuk kam banuar në një shtëpi që kur i solla izraelitët nga Egjipti e deri në këtë ditë. Jam endur nëpër tenda e banesa. Gjatë gjithë endjeve të mia me mbarë Izraelin, a mos i kam thënë ndonjë fjalë ndonjërit prej prijësve të Izraelit, të cilët i kisha urdhëruar të kullotnin popullin tim, Izraelin, e u kisha thënë: përse nuk më keni ndërtuar një shtëpi prej cedri?
2 i Samuelit 7:1-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ndodhi që, kur mbreti u vendos në shtëpinë e tij dhe Zoti i siguroi paqe nga të gjithë armiqtë që e rrethonin, mbreti i tha profetit Nathan: "Shiko, unë banoj në një shtëpi prej cedri, por arka e Perëndisë ndodhet poshtë një çadre". Nathani iu përgjigj mbretit: "Shko, bëj gjithçka ke në zemër, sepse Zoti është me ty". Por po atë natë fjala e Zotit iu drejtua Nathanit në këtë mënyrë: "Shko t'i thuash shërbëtorit tim David: Kështu thotë Zoti: "A do të më ndërtosh një shtëpi, që unë të banoj në të? Sepse nuk kam banuar në një shtëpi nga dita që kam nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjiptit e deri më sot, por kam bredhur nën një çadër dhe në një tabernakull. Kudo që kam shkuar në mes të të gjithë bijve të Izraelit, a i kam folur vallë ndonjë fisi të cilin e kisha urdhëruar të ushqente popullin tim të Izraelit, duke i thënë: Pse nuk më ndërtoni një shtëpi prej cedri?".